Duket se nuk ka fund për tragjedinë në Spanjë me numrin e të vdekurve nga përmbytjet që deri më tani ka arritur në 158 dhe ekziston frika se shifra mund të rritet, pasi ka ende njerëz të zhdukur që po kërkohen.
Tregues i situatës janë fjalët e një banori për BBC i cili tha se ‘të gjithë njohin dikë që ka vdekur.’
Në të njëjtën kohë, qindra ushtarë janë dërguar në Valencia, një nga zonat më të goditura nga fatkeqësia.
Përmbytjet më vdekjeprurëse në historinë moderne të Spanjës kanë përfshirë rajonin lindor të Valencias, pasi shirat e rrëmbyeshëm goditën rajonin të martën dhe të mërkurën, duke zhytur rrugë dhe qytete në ujë me baltë.
Shokuese, në të njëjtën kohë, janë pamjet me dron ku zbulohet përmasa e katastrofës.
Urat janë rrafshuar dhe rrugët janë kthyer në lumenj balte .
Ndërkohë, autoritetet spanjolle lëshuan sot një paralajmërim të ri për një tjetër stuhie të fortë për një pjesë të rajonit të Valencias në lindje të Spanjës, ku ekuipazhet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin e tyre për njerëzit e zhdukur.
Pothuajse një mijë ushtarë janë vendosur në terren, kryesisht në rajonin e Valencias, së bashku me zjarrfikësit, policinë dhe punonjësit e shpëtimit që po kërkojnë të mbijetuar dhe po përpiqen të pastrojnë zonat e prekura nga mbeturinat./Versus.al
????????Colaboramos con todos los servicios de emergencia en los trabajos de localización y rescate de los afectados por la #DANA
— Policía Nacional (@policia) October 30, 2024
➡️Imágenes en la zona del Valle del Guadalhorce, en la provincia de #Málaga pic.twitter.com/gurnOTRfog