BOTA /

Të paktën 6 të vdekur dhe gati 500 të plagosur nga tornado në Brazil - Shikoni videon

Makina u përmbytën dhe shtëpi të tëra u rrafshuan me tokë në Rio Bonito do Iguaçu, një qytet me 14.000 banorë.

Shkruar nga Versus

Të paktën 6 të vdekur dhe gati 500 të plagosur nga tornado
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 432 të tjerë janë plagosur pasi një tornado goditi një komunitet në shtetin jugor brazilian të Paraná-s, thanë autoritetet lokale.

Numri i fundit është 6 të vdekur, 432 të plagosur dhe dy të zhdukur. Autoritetet paralajmëruan se numri i të vdekurve mund të rritet.

Tornadoja, e cila zgjati vetëm disa minuta, shkaktoi dëme të mëdha në zonë: makina u përmbysën dhe shtëpi të tëra u rrafshuan në Rio Bonito do Iguaçu, një qytet me 14,000 banorë.

Banorët u thanë mediave lokale se tornadoja u shoqërua nga një stuhi, me erëra të forta dhe breshër.

Poll