Një ngjarje tragjike është regjistruar në Greqi, ku një emigrant është gjetur i pa jetë në një kamion.
Sipas mediave vendase, kamioni ishte i përshtatur me frigorifer në temperatura mjaft të ulëta, teksa në të ndodheshin dy persona.
Kamioni kishte si destinacion final Italinë, teksa në pranga është vënë drejtuesi i mjetit.
Kamionët me frigoriferë që përdoren për transport ushqimesh apo produktesh të tjera janë shpesh një formë e përdorur nga persona që duan t’i shpëtojnë “syve” të policisë, teksa tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin.