Numri i të vdekurve nga përmbytjet e menjëhershme në Teksas, në jug të SHBA-së, është rritur në 51, thanë autoritetet të shtunën në mbrëmje, ndërsa vazhdojnë kërkimet për 27 vajza nga një kamp veror në Kerr County që ende rezultojnë të zhdukura.
Përmbytjet, të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që goditën pjesë të Teksasit qendror të premten, kanë vrarë 43 persona në Qarkun Kerr, më të prekurin, dhe 7 të tjerë në tre qarqe të tjera, sipas një llogaritjeje të AFP bazuar në shifra zyrtare nga autoritetet lokale.







