Kosovë- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën gjatë mbrëmjes së djeshme ku pas një mosmarrëveshje mes vëllezërve, konflikti ka degraduar në përdorimin e thikës duke shkaktuar edhe vdekjen e njërit prej tyre.
Bëhet fjalë për viktimën A.Miftari i cili u godit me thikë nga vëllai i tij. Ngjarja a ndodhur rë rrugën “Tirana” rreth orës 20:20. I ndjeri është transportuar i pajetë në qendrën spitalore. Ndërsa gjithashtu edhe vëllai tjetër ka mbetur i plagosur nga përleshja që kanë patur me njëri tjetrin.
Policia po punon për zbardhjen e motiveve që dyshohet të kenë çuar në ngjarjen e rëndë të krimit në familje. Versus.al