
20 vende, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Britaninë, Francën, Kanadanë dhe Japoninë, thanë se ishin "të gatshme të kontribuonin në përpjekjet" e nevojshme për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, e cila është bllokuar në mënyrë efektive nga Irani që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme.
Në një deklaratë të përbashkët, vendet kryesisht evropiane, dënuan gjithashtu sulmet e fundit iraniane që synonin anijet dhe infrastrukturën e naftës dhe gazit, duke kërkuar "një moratorium të menjëhershëm dhe global për sulmet ndaj infrastrukturës civile".
Gjermania, Italia, Holanda, Danimarka, Letonia, Sllovenia, Estonia, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Republika Çeke, Rumania, Lituania, Koreja e Jugut, Zelanda e Re, Australia dhe Bahreini janë vendet e tjera që nënshkruan deklaratën, sipas Agjensisë France-Presse.

