MAGAZINË /

Punëtori zbulon një bodrum me verëra mesjetare nën një fushë golfi

Ajo që u duk si një gropë e zakonshme rezultoi të ishte një bodrum vere i fshehur prej shekujsh nën fushën e golfit në Manchester

Shkruar nga Versus

Punëtori zbulon një bodrum me verëra mesjetare nën një

Një punonjës i një fushe golfi në qytetin anglez të Manchester ka bërë një zbulim të rrallë historik gjatë një kontrolli rutinë. Fillimisht ai mendoi se kishte zbuluar një gropë ose një kanal të shembur, por shumë shpejt rezultoi se bëhej fjalë për një bodrum vere mesjetar, ku ndodheshin ende dhjetëra shishe historike vere dhe porto.

Zbulimi u bë nga Steve Hopkins, përgjegjës ndihmës i terreneve të golfit në Davyhulme Park Golf Club. Ai tregoi se ishte personi i parë që kishte hyrë në atë hapësirë pas më shumë se 100 vitesh.

Punëtori zbulon një bodrum me verëra mesjetare nën një

Hopkins kishte vënë re një gropë pranë vrimës së trembëdhjetë gjatë një inspektimi dhe kishte menduar se ishte një kanal kullimi i shembur.

Fillimisht punonjësit menduan se duhej thjesht të gërmonin për të pastruar dhe rregulluar një tub kullimi, por ndërsa gërmuan më thellë, papritur u hap një korridor nën këmbët e tyre. Hopkins hyri brenda me një elektrik dhe zbuloi një dhomë të vogël, një bodrum vere me dhjetëra shishe të vjetra, të nxira nga tymi dhe koha.

Punëtori zbulon një bodrum me verëra mesjetare nën një

Një histori që lidhet me një rezidencë mesjetare
Mendohet se bodrumi i verës ishte pjesë e “Davyhulme Hall”, një rezidencë që i përkiste kalorësit anglez John de Hulme dhe që daton që nga shekulli i XII. Në vitin 1844, prona u trashëgua nga Robert Henry Norreys, një i apasionuar pas sportit, i cili ndërtoi aty një fushë golfi me nëntë vrima. Pas vdekjes së tij, shtëpia u nxor në shitje, por duke mos gjetur blerës, u prish përfundimisht.

Punëtori zbulon një bodrum me verëra mesjetare nën një

Klubi i golfit u themelua në vitin 1911 dhe vrima e trembëdhjetë quhej “The Cellars” (Bodrumet), çka tregon se ekzistenca e bodrumit ishte e njohur në atë kohë, por me kalimin e viteve kjo histori u harrua.

Aktualisht, bodrumi është mbyllur përkohësisht derisa të merret një vendim për të ardhmen e tij. Të apasionuarit pas historisë mendojnë se ai duhet të kthehet në një atraksion turistik, por drejtuesit e klubit theksojnë se duhet marrë parasysh edhe siguria e lojtarëve dhe zona ku mund të bien topat e golfit.

Poll