Aktori Kliti Roshi ka kujtuar babanë e tij, Artistin e Popullit Kadri Roshi, duke bërë akuza të forta ndaj ish-drejtorit të Spitalit Ushtarak të asaj kohe.
Sipas tij, trajtimi mjekësor që iu dha aktorit të njohur ndikoi në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.
“Kadriu u operua (në Greqi). Jetoi gati tre vite pas operacionit. Ditët e fundit, do ta quaja me gojën plot, nëse ka këllqe personi, ai e di shumë mirë për kë po flas të vijë ai personi, ndaç këtu e ndaç aty tek ju. Atë e vrau, me gojën plot, një person i vetëm. Ai e di shumë mirë. Ka qenë drejtori i Spitalit Ushtarak, ku Kadriu u shtrua dhe u përkujdesën për të nëpërmjet interesit, si nga presidenti i asaj kohe Alfred Moisiu, ashtu edhe nga kryeministri Nano.
Iu la porosi që do të ndjekësh hap pas hapi, me gishtin tregues drejt tij, pra që ke përgjegjësi direkte ti për atë. Në fund Kadri Roshi përfundon me dëmtim të rëndë të veshit të mesit, që i jepte humbje ekuilibri, si rezultat i 24 flakon-streptomicinë. Atëherë këtij personi që i ishte ngarkuar kjo gjë, çfarë bëre? Iu bë jashtëzakonisht mjekim i gabuar, vdekjeprurës mund ta them. 24 flakonë, a je në binarë apo jo. Kjo e vrau, në kuptimin fizik, ai nuk lëvizte dot. Ishte i vdekur, i mbaruar, edhe në tualet donte shoqërues, nuk kishte ekuilibër”, u shpreh Kliti Roshi./Versus.al

