Bota e krimit po tronditet pas zbërthimit të rrjetit që mendohej i pahakueshëm 'Ghost'.
I përdorur nga bandat për të koordinuar tregtinë globale të drogës dhe për të komplotuar vrasje ky rrjet është zbërthyer nga Policia Federale Astraliane,(AFP) e cili ka arrestuar dhe krijuesin e dyshuar të këtij aplikacioni.
Rreth 700 policë australianë po kryejnë arrestime ndaj përdoruesve të rrjetit ‘Ghost’ në Sidnei dhe Melburn dhe bastisje po ndodhin dhe në Europë dhe Amerikën e Veriut.
Si funksiononte rrjeti?
Sipas policisë australiane Jay Je Yoon Jung, 32 vjeç dyshohet se është arkitekti dhe administratori i 'Ghost' dhe se arrestimi i tij po trondit botën e krimit.
Dihet pak për Administratorin në hije, por burime policore pranë hetimit thonë se ai është krejtësisht modest dhe i zoti me kompjuterët.
Jung punon në biznesin legjitim të familjes së tij dhe jeton në shtëpinë e prindërve.

Për gati një dekadë policia austrailiane pretendon se ai dyshohet se ka qenë mundësia kryesore e bandave kriminale që synojnë të përfitojnë nga tregtia fitimprurëse e drogës.
Midis rreth 400 klientëve të tij aktualë vendas, pretendon policia australiane, janë bandat e Australisë, por edhe grupet e krimit të organizuar të Lindjes së Mesme, bandat italiane dhe bandat koreane.
Ata kanë përdorur Ghost për të orkestruar pastrimin e parave, krimet e dhunshme, duke përfshirë zhvatjen dhe kërcënimet për vrasje, që pasojnë tregtinë e paligjshme të drogës.
Por gjashtë muaj më parë, AFP gjeti një mënyrë për të hyrë në rrjetin gjoja të papërshkueshëm përmes kompjuterëve të vetë Jung-ut.
Policia pretendon se sa herë që ai dërgonte një përditësim, një kopje rezervë e mesazheve kopjohej në AFP, duke lënë më shumë se 125,000 shkëmbime nga gjashtë muajt e fundit në duart e zbatimit të ligjit.
Rreth 50 jetë janë shpëtuar, thotë policia, pasi komplotet për të përdorur "dhunë ekstreme" kundër gangsterëve rivalë, bashkëpunëtorëve dhe familjeve të tyre u zbuluan në mesazhet e 'Ghost.'
Deri të martën (17 shtator) janë arrestuar 38 persona përdorues të këtij rrjeti. Më shumë se 200 kg drogë, 1.2 milion dollarë para cash dhe 25 armë u sekuestruan.
Ka më shumë se 600 telefona aktivë Ghost në mbarë botën, rreth 400 prej tyre në Australi.
Pjesa tjetër është e shpërndarë në të gjithë Italinë, Suedinë, Irlandën dhe Kanadanë, duke reflektuar lidhjet globale të nevojshme për të drejtuar zinxhirët kryesorë të furnizimit me drogë në Australi.
Ghost u mburr për sigurinë, duke e përshkruar veten si një "shërbim komunikimi i koduar i së ardhmes".
Më e rëndësishmja, ai funksiononte në rrjete të decentralizuara me enkriptim post-kuantik me fjalë të thjeshta, zbatimi i ligjit nuk mund të hakonte në Ghost.
Një konferencë për shtyp pritet të ketë përfaqësues nga Europol, Xhandarmëria Kombëtare Franceze, Byroja Federale e Hetimeve të Shteteve të Bashkuara (FBI), Policia Federale Australiane (AFP), Irish An Garda Síochána, Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP). Vendet dhe organizatat e përfshira në operacin janë Australia, Kanadaja, Franca, Islanda, Irlanda, Italia, Holanda, Suedia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europol dhe Eurojust./Versus.al








