BOTA /

Trump pret Zelenskyn në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet në fokusin e SHBA-së

Presidenti ukrainas synon ta rikthejë çështjen e Ukrainës në qendër të agjendës së administratës Trump, e cila së fundmi është fokusuar kryesisht te zhvillimet në Lindjen e Mesme

Shkruar nga Versus

Trump pret Zelenskyn në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet

Ukraina rikthehet sërish në fokusin e SHBA-së. Më 28 korrik, presidenti i SHBA-së Donald Trump do të presë në Zyrën Ovale, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Burime diplomatike, të cituara nga Radio Liberty, bëjnë të ditur se takimi konsiderohet një moment i rëndësishëm diplomatik në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Trump dhe Zelensky janë takuar së fundmi edhe në Francë dhe Turqi. Në të njëjtën ditë, Zelensky pritet të marrë pjesë edhe në ceremoninë mortore të senatorit amerikan Lindsey Graham.

Sipas raportimeve, presidenti ukrainas synon ta rikthejë çështjen e Ukrainës në qendër të agjendës së administratës Trump, e cila së fundmi është fokusuar kryesisht te zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, Senati amerikan mund të votojë javën e ardhshme një paketë dypartiake sanksionesh të reja ndaj Rusisë.

Poll