BOTA /

Trump urdhër departamentit të luftës: Nisni menjëherë testimin e armëve bërthamore!

Shkruar nga Versus

Trump urdhër departamentit të luftës: Nisni menjëherë

Përpara se të arrinte në Korenë e Jugut ku u takua me presidentin e Kinës Xi Jinping, presidenti amerikan Donald Trump shpërndau në rrjetin e tij social "Truth" lajmin se u kishte kërkuar forcave përkatëse që të nisnin menjëherë testimin e armëve bërthamore që SHBA zotëron. 

Ai tha se e urrente ta bënte një gjë të tillë, por ishte e domosdoshme duke parë edhe veprimet e Kinës dhe Rusisë. 

“Shtetet e Bashkuara kanë më shumë armë bërthamore se çdo vend tjetër. Kjo u arrit, duke përfshirë një përditësim dhe rinovim të plotë të armëve ekzistuese, gjatë mandatit tim të parë në detyrë. Për shkak të fuqisë së jashtëzakonshme shkatërruese, e URREJA ta bëja, por nuk kisha zgjidhje tjetër! Rusia është e dyta, dhe Kina është e treta, por do të jetë edhe brenda 5 vitesh. Për shkak të programeve të testimit të vendeve të tjera, kam udhëzuar Departamentin e Luftës që të fillojë testimin e armëve tona bërthamore në baza të barabarta. Ky proces do të fillojë menjëherë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, thuhet në postim. Versus.al

Poll