
Themeluesi i Telegram, Pavel Durov është nën hetim zyrtar dhe nuk do të lejohet të largohet nga Franca, tha një prokuror francez në një deklaratë të lëshuar të mërkurën mbrëma.
Miliardieri rus është lënë i lirë por nën mbikqyre gjyqësore dhe me kusht një garanci pasurore 5 milonë euro.
Gjithashtu atij do ti kërkohet të paraqitet në stacionin e policisë franceze dy herë në javë dhe i ndalohet largimi nga territori francez.
Durov u lirua nga paraburgimi i policisë në Francë dhe u transferua në gjykarë për t'u marrë në pyetje më herë gjatë ditës së sotme thanë prokurorët francez për CNN.
Durov 39 vjeç u arrestua në Bourget të Parisit të shtunën pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti në lidhje me një sërë krimesh, duke përfshirë akuzat se platforma e tij ishte bashkëpunëtore me trafikantët e drogës dhe njerëzve që përhapnin pornografi për fëmijë.
Telegrami, dhe mungesa e moderimit të përmbajtjes së tij, është vënë gjithashtu nën vëzhgim për përdorimin e tij nga grupet terroriste dhe ekstremistët e djathtë./Versus.al







