BOTA /

Vazhdon makthi në Greqi, vendi në mëshirën e flakëve, pamje dramatike

Mijëra njerëzve u është kërkuar të evakuojnë shtëpitë e tyre, ndërsa qindra zjarrfikës me çdo mjet në dispozicion po luftojnë për të ndalur përparimin e zjarrit. 

Shkruar nga B.SH

Vazhdon makthi në Greqi, vendi në mëshirën e flakëve,

Vazhdon makthi nga zjarri i cili ka përfshirë shtetin fqinj, Greqi.

Atika verilindore është në mëshirën e flakëve që nga dita e djeshme kur një vatër zjarri shpërtheu në zonën e Varnavasit, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme, shkruan media helene Prothema.

Të ndihmuara dhe nga era flakët janë të vazhdueshme duke krijuar vatra të reja zjarri.

Mijëra njerëzve u është kërkuar të evakuojnë shtëpitë e tyre, ndërsa qindra zjarrfikës me çdo mjet në dispozicion po luftojnë për të ndalur përparimin e zjarrit. 

Dallimi me zjarrin e madh që përfshiu Greqinë në vitin 2009 është se forcat e zjarrfikësve duhet të përballen me disa fronte në të njejtën kohë.

Flakët kanë mbërritur në zonën përreth Manastirit të Pentelit, pa shkaktuar dëme në Manastirin historik.

Policia është përfshirë në një luftë me banorët për ti larguar nga shtëpitë e tyre, veçanërisht të moshuarit.

Poll