BOTA /

Vazot me lule për pak shkaktojnë tragjedi në familje, nipi “i hipën në dru” xhaxhai  

Mbrëmjen e kaluar ndërsa nipi 45-vjeç po kthehej në shtëpi, është përplasur me kangjellat e shtëpisë së xhaxhait të tij 62-vjeç, dhe për pasojë ka shkaktuar dëme materiale, duke thyer edhe disa vazo me lule.

Shkruar nga Versus

Vazot me lule për pak shkaktojnë tragjedi në familje, nipi

 

Një debat i nxehtë mes xhaxhait dhe nipit për vazot me lule mund të ishte shndërruar në tragjedi në Giugliano, në zonën e Varkaturos në Itali.

Mbrëmjen e kaluar ndërsa nipi 45-vjeç po kthehej në shtëpi, është përplasur me kangjellat e shtëpisë së xhaxhait të tij 62-vjeç, dhe për pasojë ka shkaktuar dëme materiale, duke thyer edhe disa vazo me lule.

Pas aksdidentit ka dalë menjëherë nga banesa 62-vjeçari i cili ka akuzuar nipin e tij se e ka bnërë qëllimisht aksidentitn, ndërsa e ka shtyrë me duar,.

Pas kësaj 45-vjeçari ka dhunuar xhaxhain e tij me një dru, duke e goditur disa herë.

45-vjeçari Salvatore Migliaçio ka përfunduar në pranga i akuzuar për tentativë vrasjeje, ndërsa 62-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Tags:

dhune itali

Poll