BOTA /

Vdes adoleshenti, rrethanat “mister”/ Shpërthejnë protestat e dhunshme me policinë

Shkaku i protestave është vdekja e një studenti adoleshent me mbiemrin Dang, që ishte në vitin e tretë në shkollë. Autoritetet lokale në Pucheng kanë pretenduar se vdekja e Dang më 2 janar ishte një aksident dhe jo vrasje, por në mediat sociale kanë qarkulluar akuza se ka pasur fshehje të ngjarjes nga autoritetet.

Shkruar nga Versus

Vdes adoleshenti, rrethanat “mister”/ Shpërthejnë

 

Në Kinë kanë shpërthyer protesta të dhunshme, pas vdekjes së një adoleshenti, për të cilin pretendohet se policia ka fshehur ngjarjen.

Shkaku i protestave është vdekja e një studenti adoleshent me mbiemrin Dang, që ishte në vitin e tretë në shkollë. Autoritetet lokale në Pucheng kanë pretenduar se vdekja e Dang më 2 janar ishte një aksident dhe jo vrasje, por në mediat sociale kanë qarkulluar akuza se ka pasur fshehje të ngjarjes nga autoritetet.

Në një deklaratë fundjavën e kaluar të shpërndarë nga media shtetërore, autoritetet lokale pretenduan se Dang kishte pasur një përplasje verbale dhe fizike me një student të vitit të parë të quajtur Guo pasi i prishi qetësinë teksa pushonte në konvikt. Debati atë natë përfundoi pasi ndërhyri stafi i shkollës.

Rreth orës 3 të mëngjesit, një student tjetër në konviktin shkoi në tualet, ku gjeti një stol prej druri nën dritaren e ballkonit.

“Dritarja ishte e hapur dhe rrjeta metalike ishte e hequr. Dang tashmë kishte rënë nga dritarja në tokë poshtë”, tha studenti.

Organizata për të drejtat e njeriut në Kinë, një grup aktivistësh me bazë në SHBA, raportoi “rrethana të dyshimta” që çuan në vdekjen e Dang, duke përfshirë rrëfimet e dëshmitarëve për sugjerimin se ai “u shty nga çatia”.

 

Poll