BOTA /

VIDEO/ Sulm me thikë në një park në Bavari, dy të vdekur, mes tyre dhe një fëmijë

Mes viktimave është edhe një fëmijë – Videon nga vendi i ngjarjes

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Sulm me thikë në një park në Bavari, dy të
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një alarm ra mesditën e së mërkurës (22/1) në një park në qytetin e Aschaffenburg, Bavari, pas një sulmi me thikë.

Sipas të dhënave të para dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Siç raporton gazeta gjermane BILD, mes viktimave është edhe një fëmijë.

Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në zonë ndërsa policia ka arrestuar autorin e dyshuar të sulmit.

“Zona rreth vendit të krimit është ende e rrethuar. Një person është në paraburgim. Nuk ka të dhëna për të dyshuar të tjerë. Nuk ka asnjë rrezik për publikun”, tha policia gjermane nw njoftimin e saj. 

Arsyet e sulmit mbeten të paqarta./Versus.al

Video nga vendi i ngjarjes: 

 

Poll