BOTA /

VIDEO/ “Çfarë janë këto çorape”, ngacmimeve të Trump për veshjen, nuk u shpëton as zëvendësi i tij: Po më shpërqendron!

Shkruar nga Versus
VIDEO/ “Çfarë janë këto çorape”,
Trump tregon me gisht çorapet e zv.presidentit të SHBA, JD Vance

SHBA- Gjatë një konference për mediat në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë pati edhe një moment shkëmbimi batutash mes presidentit Donald Trump dhe zëvendësit të tij JD Vance.

Teksa po zhvillonte takimin me kryeministrin irlandez Michael Martin, Trump nuk e mbajti dot të qeshurën ndërsa vuri në dukje çorapet e veshura nga numri dy i Shtëpisë së Bardhë.

Diskutimi mbi inflacionin mori një kthesë zbavitëse kur çorapet e Vance me model shamrock papritur tërhoqën vëmendjen e presidentit.

Duke treguar këmbët e zëvendësit të tij, Presidenti Trump tha: "Më duhet të flas vetëm për inflacionin; i dua këto çorape. Çfarë janë këto çorape? Po mundohem të qëndroj i fokusuar, por jam shumë i impresionuar me çorapet e Zëvendës Presidentit”.

Pas komentit të tij, JD Vance qeshi gjithashtu dhe duke e ripostuar veten në rrjetin social “X’, Vance tha "E dija që ai do të komentonte për këto çorape". Versus.al

Poll