BOTA /

VIDEO/ “Po na vrasin”, atentat ndaj ish-presidentit në Bolivi! Qitësit me të zeza i zënë rrugën dhe hapin zjarr

Partia e ish-presidentit Morales pretendon se sulmi është organizuar nga qeveria.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ “Po na vrasin”, atentat ndaj ish-presidentit në Bolivi!
Evo Morales dhe momenti kur i bëhet atentat

Bolivi- Ish presidenti i vendit Evo Morales ka rënë pre e një atentati me armë zjarri ditën e djeshme. Ai publikoi në rrjetet sociale pamjet ku familjarët e tij dëgjohen teksa bërtasin të alarmuar pasi plumbat prkën xhamin e përparmë të automjetit me të cilin po udhëtonin.

Disa persona të veshur me të zeza hapën zjarr drejt makinës së ish-presidentit teksa ky i fundit po kalonte pranë një kazerme ushtarake. Partia Lëvizja për Socializëm, e Morales akuzoi qeverinë si përgjegjëse për atentatin.

Presidenti aktual Luis Arce dënoi aktin e rëndë dhe premtoi hetime për zbardhjen e ngjarjes.

 

Morales pretendoi se sulmi ishte "një operacion i përbashkët midis forcave ushtarake dhe policore". Ai shtoi se një plumb i kishte rënë për “centimetra” dhe se drejtuesi i makinës ishte plagosur.

Sulmi ndodhi pranë bazës së Divizionit të Nëntë të Ushtrisë Boliviane pranë Villa Tunari, në qendër të vendit, tha Morales.

Një fraksion pro Morales i partisë Mas pretendoi se njerëzit pas sulmit hynë në kazermat ushtarake përpara se të evakuoheshin me helikopter ushtarak.

“Kjo nuk është një ngjarje e izoluar, është dëshmi e qartë se jemi përballë një qeverie fashiste”, thuhet në deklaratën e mbështetësve.

Morales, i cili ishte president nga viti 2006 deri në vitin 2019, po përballet me çështje ligjore, duke përfshirë hetimet për përdhunim të dyshuar ligjor dhe trafikim njerëzor, të cilat ai i mohon. Për javë të tëra, mbështetësit e tij kanë bllokuar rrugët kryesore në të gjithë vendin dhe janë përleshur me policinë.

Morales argumenton se akuzat janë pjesë e një hakmarrjeje të krahut të djathtë kundër tij nga presidenti i përkohshëm që e zëvendësoi atë në detyrë pas dorëheqjes së tij në 2019 pas akuzave për manipulim votash. Versus.al

Poll