BOTA /

Vr*sje apo vetëvr*sje? Putini: Tragjik fati i ish-ministrit tonë të Transporteve...

Starovoit u gjet i vdekur në makinën e tij jashtë Moskës me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Shkruar nga Versus

Vr*sje apo vetëvr*sje? Putini: Tragjik fati i ish-ministrit tonë

Kremlini tha se ishte “i tronditur” nga vdekja e papritur e ish-ministrit rus të Transportit, Roman Starovoit, lajm i cili u bë publik vetëm disa orë pasi ai u shkarkua nga Presidenti Vladimir Putin. Starovoit u gjet i vdekur në makinën e tij jashtë Moskës me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit dhe dyshimi fillestar është se ai kreu vetëvrasje, thanë dje hetuesit shtetërorë. I pyetur për vdekjen e Starovoit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Presidenti Putin ishte informuar për incidentin dhe e përshkroi atë si “tragjik dhe të trishtueshëm”.

Peskov nuk pranoi të spekulonte mbi shkakun e vdekjes së ish-ministrit, duke përmendur hetimin që është në vazhdim.

"Nuk ka si të mos i shokojë njerëzit normalë. Kuptohet, na tronditi edhe ne. Një hetim është duke u zhvilluar. Dhe është ky hetim që do t'u japë përgjigje të gjitha pyetjeve", tha Peskov.

Dekreti presidencial që shkarkon Starovoit - i publikuar dje - nuk dha asnjë arsye për shkarkimin e ministrit pas vetëm një viti në detyrë , megjithëse analistët politikë nxituan të ngrinin mundësinë që ai të jetë shkarkuar në lidhje me një hetim për korrupsion në rajonin që ai dikur drejtonte.

Përpara se të emërohej ministër i transportit në maj 2024, Starovoit ishte guvernator i rajonit Kursk për gati pesë vjet.

Reuters nuk mundi të konfirmonte në mënyrë të pavarur akuzat, megjithëse një burim nga industria e transportit, i cili nuk pranoi të identifikohej për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, tha se pozicioni i Starovoit kishte qenë në pikëpyetje për muaj të tërë për shkak të pyetjeve në lidhje me të njëjtin skandal korrupsioni, i cili përqendrohej në fondet e destinuara për forcimin e kufirit të Rusisë me Ukrainën në rajonin Kursk.

Poll