BOTA /

"Zelensky gati të firmosë marrëveshjen", Trump flet në Kongres: Kemi dhe sinjale të forta nga Rusia për paqe

Shkruar nga Versus

"Zelensky gati të firmosë marrëveshjen", Trump flet

SHBA- Presidenti Donald Trump foli të martën në kongresin amerikan dhe tha se e vlerësonte gatishmërinë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të nënshkruar marrëveshjen e mineraleve të rralla dhe më pas për të nisur bisedimet e paqes me Rusinë.

Trump njoftoi se kishte marrë një letër nga Zelensky. Ndërsa ky i fundit pati reaguar më herët në “X” ku tha se ishte gati të nënshkruante marrëveshjen dhe shprehu keqardhjen për takimin në zyrën ovale ditë më parë.

"Më parë sot, mora një letër të rëndësishme nga Presidenti Zelenskiy i Ukrainës. Letra thotë: "Ukraina është e gatshme të vijë në tryezën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur për të sjellë paqen e qëndrueshme më afër", tha Trump.

Trump tha se Zelenskiy kishte thënë se ishte i gatshëm të punonte "nën udhëheqjen e fortë të Presidentit Trump për të arritur një paqe që zgjat" dhe se ai vlerësonte se sa shumë kishte bërë Amerika për të ndihmuar Ukrainën të ruante sovranitetin dhe pavarësinë e saj.

“Për sa i përket marrëveshjes për mineralet dhe sigurinë, Ukraina është e gatshme ta nënshkruajë atë në çdo kohë që është e përshtatshme për ju”, citoi Trump të ketë thënë Zelensky.

“Unë e vlerësoj që ai dërgoi këtë letër”, tha Trump, duke shtuar se “Njëkohësisht, ne kemi pasur diskutime serioze me Rusinë dhe kemi marrë sinjale të forta se ata janë gati për paqe.

Trump ka thënë se marrëveshja do të ndihmojë në sigurimin e një marrëveshjeje paqeje duke i dhënë Shteteve të Bashkuara një aksion financiar në të ardhmen e Ukrainës. Ai e sheh atë si mënyrën e Amerikës për të fituar disa nga qindra miliarda dollarë që i ka dhënë Ukrainës në ndihmë financiare dhe ushtarake që kur Rusia pushtoi tre vjet më parë. Versus.al

Poll