Durrës- Mbi 108 mijë euro janë kapur ditën e sotme në portin e qytetit të fshehura brenda një furgoni. Operacioni është vazhdimësi e atij të nisur tre ditë më parë kur u sekuestruan 223 200 euro në tentativë për t’u dërguar drejt Italisë.
Në pranga ka rënë Jahje Zebi, 40 vjeçari që drejtonte furgonin ku u gjetën paratë e fshehura në një çantë me rroba në tantativë për t’u futur në Shqipëri.
Së bashku me paratë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, furgoni që drejtonte i arrestuari, si dhe 2 celularë dhe pasaporta e tij.
Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me partnerët, vijon puna për të dokumentuar burimin e parave të sekuestruara. Versus.al







