AKTUALITET /

Zonat ku do të ketë reshje dëbore në fundjavë

Shkruar nga Versus

Zonat ku do të ketë reshje dëbore në fundjavë

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes do të rikthehen reshjet e shiut në disa qarqe të vendit pas përmbytjeve të dy ditëve të fundit. Situata me motin nuk është përmirësuar ende, masa ajrore të lagështa qarkullojnë në vendin tonë.

Instituti i Gjeoshkencave njofton se situata mbetet alarmante në Vjosë për shkak se reshjet do të vijojnë përgjatë gjithë ditës së premte.

Sinoptikanët bënë me dije se në fundjavë do të ulen temperaturat duke sjellë reshje bore në veri.

“Do të jenë qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës, ku pritet të kemi reshje intensive dhe lokalisht shkojnë deri në shumë intensive, ndërsa në qarqet Shkodër, Korçë dhe Berat priten që reshjet të jenë mesatare dhe lokalisht intensive. Në pjesën tjetër të qarqeve presim që reshjet të jenë mesatare. Në të gjitha qarqet do të jenë të shoqëruara me stuhira. Në fundjavë pritet dëborë”, është shprehur Anira Gjoni, specialiste e IGJEO.

Poll