AKTUALITET /

U aksidentua në punë, humb jetën 36-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Versus

U aksidentua në punë, humb jetën 36-vjeçari shqiptar

Një 36-vjeçar shqiptar ka humbur jetën duke punuar në Pozallo të Italisë. Autoritetet italiane njoftojnë se bëhet fjalë për shtetasin Artur Deliu. I riu shqiptar dyshohet se u godit nga krahu mekanik i hekurit të betonierës teksa po ndërtonin çatinë e një banese. Në askident mbeti i plagosur rëndë edhe një punëtor tjetër.

Fatkeqësisht shqiptari nuk arriti tu mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendin e punës.

Deliu ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. 36-vjeçari do të varroset në Shqipëri, në Tiranë në qytetin e tij të lindjes. Artur Deliu jetonte prej vitesh në Itali, fillimisht në Brescia dhe më pas u zhvendos në Siçili.

Policia dhe prokuroria italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur dinamikën dhe kushtet e sigurisë. Ata po verifikojnë nëse pajisjet ishin në gjendje të mirë pune, nëse ishte kryer mirëmbajtje dhe nëse pompa e betonit i ishte nënshtruar kontrolleve periodike për të siguruar efikasitetin dhe sigurinë e saj.

Poll