
Gjykata e Posaçme e Apelit liroi nga qelia me masë 'arresti në shtëpi' Eria Agon, ish të dashurën e Safet Bajrit e arrestuar disa muaj më parë si përkrahëse e autorëve të krimit në vrasjen e Fatbardh Licit në 2018.
Ajo rezulton sipas SPAK, të ketë shoqëruar me makinë autorët e dyshuar Safet Bajrin e Astmer Bilalin.
E reja ka mohuar provat e prokurorisë, por SPAK thotë se e ka dokumentar përmes përgjimeve dhe pamjeve filmike./Versus.al
