
Tiranë- Një raste i kontrabandimit të veshjeve të vjedhura në Greqi është zbuluar së fundmi në kryeqytet. Policia ka bllokuar një dyqan në Yzberisht ku shiteshin mallrat e kontrabanduara të cilët ishin vjedhur në vendin fqinj.
Në pranga ka rënë pronarja e dyqanit E.K, 49 vjeçe. Gjatë kontrollit u gjet një sasi e konsiderueshme veshjesh të ndryshme për të cilat 49 vjeçarja nuk dispononte as dokumentacion doganor dhe as fatura blerje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al
