
Itali- Aeroporti i Brindisit është përfshirë nga kaosi gjatë ditës së sotme. 400 pasagjerët, kryesisht shqiptarë janë revoltuar pasi dy fluturime të Ëizz Air të planifikuara për në Rinas, devijuan për shkak të motit të keq.
Dy avionët, njëri i nisur nga Bolonja dhe tjetri nga Bergamo për në Tiranë, kanë bërë një ulje emergjente në aeroportin e Salentos, ku kanë mbërritur gjatë natës rreth orës 3.
Avionët qëndruan për një kohë të gjatë në hapësirën ajrore shqiptare për të kuptuar nëse mund të kryhej ulja në Rinas, por më pas devijuan drejt aeroportit të Brindisit ndërsa karburanti po u përfundonte.
Situata u rëndua pasi pasagjerët thyen portat dhe u futën në pistën e fluturimit të avionit duke kërkuar përgjigjie të menjëhershme nga kompania ajrore. Për të zgjidhur situatën, ndërhynë edhe forcat e policisë. Ndërkohë rreth 100 protestues ndodhen ende në pistën e fluturimit pranë dy avionëve dhe kërkojnë të nisen fluturimet drejt Tiranës. Nga autoritetet shqiptare nuk ka patur ndonjë reagim. Versus.al

