
Durrës- Policia ka sekuestruar në port shumën prej 223.200 eurosh të cilat po tentoheshin të kalonin pa u deklaruar drejt Italisë.
Për pasojë u arrestua 36 vjeçari shqiptar Mariglent Daiu, banues në Itali. Gjatë kontrollit të bërë ndaj tij, iu gjet shuma prej qindra mijëra eurosh.
Dyshohet se paratë e fshehura në çantën e shpinës e kanë burimin nga veprimtaria kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, ku vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e këtyre parave. Versus.al







