AKTUALITET /

Gjykata e Vlorës vendos “arrest në burg” për shoferin që shkaktoi vdekjen e 17-vjeçarit, familjarët e të miturit: U vra me dashje!

Familjarët e të ndjerit kërkojnë që ligji të ashpërsohet, duke e cilësuar ngjarjen jo si shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por si vrasje me dashje.

Shkruar nga Versus
Gjykata e Vlorës vendos “arrest në burg” për shoferin
Foto montazh: I afërmi i Leandro Shametaj/ Leandro Shametaj

Gjykata e Vlorës vendos “arrest në burg” për shoferin që shkaktoi vdekjen e 17-vjeçarit, familjarët kërkojnë ashpërsim të ligjit

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 32-vjeçarin Hajri Bajramaj, i cili shkaktoi aksidentin tragjik ku humbi jetën 17-vjeçari Leandro Shametaj.

Familjarët e të ndjerit kërkojnë që ligji të ashpërsohet, duke e cilësuar ngjarjen jo si shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por si vrasje me dashje.

Daja i Leandros, në një prononcim për mediat, theksoi:

“Ne kërkojmë nga drejtësia që ai të marrë atë çka meriton, por kërkojmë që të ashpërsohet ligji. Nuk ishte një aksident, për ne është vrasje me dashje. Në momentin që ecën me 200 km/h në bulevard dhe rezulton i dehur, nuk ka fjalë… Nuk arrijmë dot ta besojmë këtë gjë. Kërkojmë që ligji të bëhet më i rreptë, nuk është shkelje e qarkullimit rrugor, është vrasje me dashje.”

I riu Leonardo Shametaj ndërroi jetë dy ditë më parë, 28 tetor. 

Adoleshenti punonte si kamarier dhe po largohej drejt shtëpisë me një motor. Në atë moment një automjet tip Porsche me shpejtësi shumë të madhe e ka përplasur duke e lënë të vdekur.

Në pranga për ngjarjen e rëndë ka rënë Hait Bajramaj, 32 vjeç. Shoferi që drejtonte mjetin tip “Porsche” ishte nën efektin e alkoolit në momentin kur ka shkaktuar aksidentin tragjik./Versus.al

Poll