Jordan Daci, avokati i cili mendohej se do të ishte mbrojtësi i kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën e nesërme në Gjykatën Kushtetuese, është tërhequr nga mbrojtja e këtij të fundit.
Nëpërmjet një postimi në facebook, Daci shkruan se është në konflikt interesi për shkak të angazhimeve që studio e tij ligjore ka patur më herët, duke mos e specifikuar konkretisht rastin.
“Në përgjigje të interesit publik lidhur me angazhimin tim si mbrojtës i mundshëm i z. Veliaj para Gykatës Kushtuese, pas një vlerësimi të kujdesshëm në përputhje me ligjin dhe Kodin e Etikës, konstatoj që jam në konflikt interesi për shkak të angazhimeve të mia dhe studios time ligjore në raste të tjera të mëparshme ende ne proces dhe shkaqe të tjera nga ato për të cilat ligji, etika dhe morali na detyrojnë të mos jemo mbrojtës në rate si këto. Për këto arsye bëj me dije që s’do jem mbrojtësi i tij para Gjykatës Kushtetuese në gjykimin e nesërm”- shkruan Daci.
Nga ana tjetër Veliaj nesër pritet të lërë burgun për herë të parë pas trajtimit në spital për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese ku do të argumentojë ankimin e tij kundër vendimit të qeverisë për ta shkarkuar nga posti i kryebashkiakut të Tiranës. Versus.al

