AKTUALITET /

''Veliaj do të lërë qelinë të premten'', Drejtoria e Burgjeve: Do jetë i pranishëm në Gjykatën Kushtetuese

Në njoftimin zyrtar thuhet se institucioni është njohur me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese dhe ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar pjesëmarrjen e Veliajt në seancë.

Shkruar nga Versus

''Veliaj do të lërë qelinë të
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me seancën e parashikuar më 31 tetor në Gjykatën Kushtetuese, që lidhet me kërkesën e paraqitur nga Erion Veliaj.

Në njoftimin zyrtar thuhet se institucioni është njohur me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese dhe ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar pjesëmarrjen e Veliajt në seancë.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është njohur me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese dhe ka marrë masat përkatëse që shtetasi Erion Veliaj të marrë pjesë në seancën që do të zhvillohet në datë 31 tetor në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në reagim.

Seanca pritet me shumë interes pasi Kushteuesja do të vendosë mbi ankimin e bërë nga Veliaj ndaj vendimit të qeverisë për ta shkarkuar si kryebashkiak të Tiranës pas votimit në këshillin bashkiak më 23 shtator. Versus.al

Poll