
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz ku një burrë 48 vjeç është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka përdhunuar një djalë të mitur.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal të Kamzës ku 48-vjeçari i identifikuar Fatjon Bushi pinte kafe dhe 15-vjeçari ishte i punësuar si kamarjer.
Gjithashtu edhe pronari i lokalit 37 vjeç ndodhet nën hetim pasi ka marrë në provë për të punësuar ilegalisht të miturin.
Bushi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me 15-vjeçarin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. B., 48 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, pasi shtetasi F. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetas të mitur, i cili ishte i punësuar në menyrë të kundërligjshme, nga shtetasi T. Xh”, thuhet në njoftimin e policisë./Versus.al
