AKTUALITET /

Iu pre jeta në mes nga një shofer i dehur, lokali ku shërbente Leandro publikon pamjet: Çdo ditë punonte me nder, pa fjalë të tepërta!

Për ata që e njihnin, Leandro ishte një djalë shembullor i qetë, punëtor dhe me shumë përgjegjësi, gjithmonë pranë vëllait binjak, Devit, me të cilin ndante çdo gjë.

Shkruar nga Versus
Iu pre jeta në mes nga një shofer i dehur, lokali ku shërbente
Leandro Shametaj

Pas përfundimit të turnit të punës, ashtu si çdo ditë tjetër, Leandro Shametaj u nis për t’u kthyer në shtëpi.

Por, rreth orës 00:15 të datës 28 tetor, ndodhi tragjedia: 32-vjeçari Hait Bajramaj, duke drejtuar një makinë luksoze tip “Porsche”, e përplasi 17-vjeçarin. Për shkak të plagëve të rënda që mori, Leandro humbi jetën në spital.

Për ata që e njihnin, Leandro ishte një djalë shembullor i qetë, punëtor dhe me shumë përgjegjësi, gjithmonë pranë vëllait binjak, Devit, me të cilin ndante çdo gjë.

Edhe kolegët e tij, në lokalin ku punonte pas mësimit, e kanë kujtuar me fjalët më të mira.

Ata tregojnë se, ndonëse ende në moshë të re, Leandro spikaste për pjekurinë, edukatën dhe përkushtimin në punë, duke fituar respektin e të gjithëve që e rrethonin.

Postimi i lokalit ku punonte Leandro:

Lamtumirë, Leandro

Sot jemi mbledhur këtu me zemra të thyera,

të përcjellim në udhën e fundit një shpirt të pastër —

Leandron, djalin tonë të mirë, të qetë, punëtor e shembullor.

Vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç,

por me shpirt e përgjegjësi sa për një jetë të tërë.

Çdo ditë punonte me nder, me buzëqeshje të ndrojtur,

pa fjalë të tepërta, por me vepra që flisnin vetë.

Leandro, djalë pa fjalë,

ti nuk kërkove asgjë nga jeta — veç t’i bëje njerëzit mirë.

E Zoti, ndoshta ngaqë dritat e pastra nuk rrinë gjatë në tokë,

të mori pranë Tij shumë herët.

Na le bosh vendin e punës,

na le bosh zemrat,

por nuk do të na lësh kurrë kujtimin.

Në çdo mëngjes, në çdo kafe që përgatitet,

në çdo tavolinë që pret buzëqeshje —

do të jesh ti, Leandro.

Pusho në paqe, bir i mirë.

Zoti të pranoftë në dritën e Tij,

ashtu siç ishe — i qetë, i pastër dhe me zemër flori.

Lamtumirë, Leandro…

djalë që ike shpejt,

por do mbetesh përjetë në zemrat tona./Versus.al

 

Poll