
Zjarri që shpërtheu në orët e para të së martës në një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya të provincës Bolu, Turqi , rezultoi me vdekjen e 66 personave dhe plagosjen e 51 të tjerëve
“Fatkeqësisht, humbëm 66 jetë nga zjarri në hotel”, tha ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya pas autopsisë në vendngjarje.
Nga ana e tij, ministri turk i Shëndetësisë, Kemal Memisoglu, tha se njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë , ndërsa 17 persona kanë dalë nga spitalet.
Zjarri filloi në orën 03:30. (ora lokale) në katin e katërt të hotelit, i cili ka 161 dhoma, sipas një deklarate nga prefektura e Bolos. Vendndodhja e vështirë e hotelit, në një shkëmb, vështirësoi punën e zjarrfikësve.
Përpjekjet e para për shuarjen e zjarrit niswn në orën 04:15, ndërsa operacioni ka zgjatur 10 orë pa arritur të parandalojë tragjedinë, siç raportojnë mediat turke.
Skena tronditëse, u publikuan nw rrjete sociale ku shiheshin njerwz që lidhnin çarçafë për t'u zbritur nga dritaret, ndërsa të tjerët bërtisnin për ndihmë.
Dëshmitë janë tronditëse
Baris Salgur, një punonjës në një hotel aty pranë, përshkroi ccaste dramatike nga ngjarja e rwndw. “Pashë njerëz që bërtisnin nga dritaret. Para se të arrinte zjarrfikësja, dy gra u hodhën nga katet e sipërme ”, tha ai.
Instruktori i skive Nejmi Kepcetutan tha se ai ndihmoi rreth 20 vizitorëve. “Tymi ishte mbytës dhe njerëzit e kishin të vështirë të gjenin daljen e emergjencës”, tha ai.
Detaje tragjike dhanë edhe dëshmitarë të tjerë, si Ali Atmaja, i cili po përpiqej të ndihmonte ata që hidheshin nga dritaret për t'i shpëtuar zjarrit. “Ne vendosëm shtresa por me gjithë përpjekjet tona na humbën shumë jetë para syve”, tha ai.
“Gruaja ime ndjeu erën e zjarrit. Alarmi nuk ra”, tha për agjencinë IHA një tjetër mysafir që qëndronte në katin e tretë të hotelit.
“Ne u përpoqëm të ngjiteshim lart, por nuk mundëm, kishte flakë. Zbritëm shkallët dhe dolëm”, tha ai. “Njerëzit lart po bërtisnin. Ata varën çarçafë... disa u përpoqën të hidheshin”, shtoi ai.
Prokuroria e Bolou ka nisur menjëherë një hetim gjyqësor, duke caktuar gjashtë prokurorë dhe një ekip ekspertësh prej pesë anëtarësh për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Sipas mediave turke, në kuadër të hetimeve janë arrestuar 4 persona, mes të cilëve edhe pronari i biznesit./Versus.al
View this post on Instagram







