POLITIKË /

Përfundojnë koncesionet për akcizën dhe markimin e karburanteve, Braçe: Në 11 vite, qytetarët paguan 100 mln euro

Braçe foli për shumat që qytetarët kanë paguar në 11 viteve gjatë kohës që dy shërbimet ofroheshin nga koncesionari.

Shkruar nga Versus
Përfundojnë koncesionet për akcizën dhe markimin e
Deputeti Erion Braçe

Në nisje të seancës plenare të sotme, ministri i Financave Ervin Mete prezantoi projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e  Shqipërisë” duke bërë me dije se nga muaji gusht përfundon kontrata e koncesionarit për produktet me akcizë dhe për markimin e karburanteve të automjeteve, të cilat do t’i kalojnë nën menaxhim shtetit.

“Është përcaktuar një bord për procesin dhe ndryshimet në ligjin e akcizës për të hequr koncesionarin. Do jetë në pronësi të shtetit që do të ofrojë shërbimin në të ardhmen. Në momentin që ky shërbim të kalojë në menaxzhim shtetëror, të mund të ofrohet me tarifa më të ulëta që besoj se do jetë lehtësim për qytetarët. Në gusht përfundon koncesioni i markimit të karburanteve dhe kjo i kalon drejtorisë së doganave. Tarifa e aplikuar nga koncesionari do të hiqet dhe kostot do përballohen nga buxheti i shtetit”- u shpreh Mete.

Nga ana tjetër deputeti socialist Erion Braçe solli në vëmendje kostot që kishin patur për qytetarët shqiptarë këto koncesione në 11 vite, duke theksuar se janë paguar në total 100 milionë euro nga xhepat e qytetarëve.

"Atyre që konsumonin produkte akcize 4 milionë euro në vit, në 11 vite bëjnë 44 milionë euro. Ky i akcizës i ka kushtuar qytetarëve të vendit 5 milionë euro, në 11 vite 55 milionë euro, duke bërë kështu 99 milionë euro deri në 100 milionë euro. Këto i kanë paguar qytetarët nga xhepi për produkte që kishin pullë fiskale. Qytetarët e vendit kanë paguar deri në 100 milionë euro për këto koncesione. Të dyja këto koncesion mbarojnë këtu, merren nga qeveria e vendit”- tha Braçe. Versus.al

Poll