AKTUALITET /

Tragjedi në Konispol/ Burri vret gruan me sëpatë! Djali e hedh nga shkallët dhe e lë të vdekur (EMRAT)

E gjithë drama mësohet të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Konispol/ Burri vret gruan me sëpatë! Djali e hedh

Konispol- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin e Shalës ku një 69 vjeçar i identifikuar si Huso Islamaj ka vrarë më sëpatë gruan e tij 66 vjeçe Shano Islamaj.

Pas vrasjes, ka ndërhyrë djali i cili e ka shtyrë të moshuarin nga shkallët duke bërë që ky i fundit të humbte jetën. Ngjara dyshohet të ketë nisur për konflikte të dobëta dhe më pas ka agravuar deri në këtë pikë.

Djali, Klement Islamaj 40 vjeç, është shoqëruar në komisariatin e policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Ndërsa kjo është vrasja e dytë në familje pa u mbushur ende 24 orë nga ngjarja e djeshme ku një i moshuar në Vlorë dhunoi barbarisht gruan e tij 64 vjeçe e cila ndërroi jetë në spitalin e Traumës. Versus.al

Poll