
Një 34 vjeçar i dënuar më parë për tentativë vrasje është arrestuar nga policia e Cërrikut.
Mësohet se Ilborjan Fezullahu është autori i zjarrvënies në dy automjete në 6 mars të këtij viti. Mjetet ishin në pronësi të dy vëllezërve A.B dhe J.B.
Shkak dyshohet të ketë qenë një konflikt që Fezullahu ka pasur me dy vëllezërit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al







