AKTUALITET /

VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri te 'Cinco Cavalli', policia fsheh ngjarjen? Mijëra persona në panik

Në momentin e të shtënave me armë zjarri, në skenë ka qenë duke performuar reperi Stresi i cili ka ndërprerë menjëherë këngën dhe është larguar.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri te 'Cinco Cavalli',

Tiranë- Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në natën e ndërrimeve të viteve në koncertin e zhvilluar nga klubi i natës ‘Cinco Cavalli’.

Mësohet se gjatë aktivitetit që kishte të ftuar emra të njohur si Alban Skenderaj, Noizy, Dafina Zeqiri dhe Stresi, festa është ndërprerë nga të shtënat e papritura me armë zjarri.

E gjithë ngjarja ka shkaktuar panik te të ftuarit që mësohet të kenë qenë rreth 4 mijë persona. Në videon e publikuar, dëgjohet teksa të shtënat kanë ndodhur gjatë performancës së reperit Stresi.

Ky i fundit është detyruar të ndërpresë këngën dhe të largohet menjëherë nga skena. Edhe Dafina Zeqiri ka refuzuar të dalë për të performuar pas këtij incidenti. Ndërsa ajo çfarë është me e çuditshme është fakti se nuk ka asnjë reagim nga ana e policisë për ngjarjen e ndodhur brenda një eventi ku duhej të kishte masa më të forta sigurie. Versus.al



Poll