Pas fitores historike të skuadrës greke “Olympiacos” që mposhti Fiorentinën duke fituar edhe “Conference League”, tifozët grekë kanë mbushur rrugët e Athinës.
Mijëra persona me flakadanë dhe brohorima, lanë qytetin pa gjumë për këtë arritje historike.
Olympiacos u bë kështu klubi i parë grek në histori që fiton një kompeticion evropian. Fitorja e Olympiacos pati ndikim të madh për kampionatin grek. Ata kaluan Danimarkën në renditjen e UEFA-s, duke shkuar në vendin e 15, ç’ka do të thotë se përveçse PAOK-ut kampion që merr pjesë në eliminatore si favorit në raundin e dytë, këtë mundësi do e ketë edhe AEK-u që e mbylli sezonin në vendin e dytë. Rivalët e Olympiacos do kenë mundësinë të luajnë në kualifikueset e Championsit, por në vazon e jo favoritëve.







