Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew ka vizituar sot Shqipërinë.
Në një postim të saj Ambasada amerikane në Tiranë shkruan se Nephew po viziton Shqipërinë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai do të takohet me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë.







