POLITIKË /

Evi Kokalari shpall kandidaturën për kryetare të PD-së, sfidon Berishën: Po më vodhe votat do të denoncoj në Amerikë

Evi Kokalari shpall kandidaturën për kryetare të Partia Demokratike e Shqipërisë dhe sfidon Sali Berisha në zgjedhjet e 23 majit, duke paralajmëruar se çdo manipulim vote do të denoncohet në Departamenti i Shtetit i SHBA.

Shkruar nga Versus
Evi Kokalari shpall kandidaturën për kryetare të PD-së,
Evi Kokalari

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka shpallur publikisht kandidaturën e saj për kryetare të Partia Demokratike e Shqipërisë, duke sfiduar ish-aleatin e saj politik, Sali Berisha.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kokalari i ka kërkuar Berishës që emri i saj të përfshihet si kandidate në zgjedhjet për drejtimin e Partisë Demokratike që pritet të mbahen më 23 maj.

Ajo theksoi se emri i saj figuron në gjykatë si një nga themelueset e procesit të Rithemelimit të PD-së, duke e konsideruar veten bashkëthemeluese të këtij procesi.

Në reagimin e saj, Kokalari paralajmëroi gjithashtu se çdo manipulim i mundshëm i votës do të dokumentohet dhe do të reflektohet në institucionet amerikane, përfshirë Departamentin e Shtetit të SHBA-së.

Postimi i plotë: 

Sali Berisha, të lutem shto emrin tim për kandidaturë kundrejt teje në zgjedhjet e 23 Majit.

Si kujtesë, emri im figuron në gjykatë si një nga themelueset e rithemelimit, që u bë shkas për marrjen e PD-së nga Lulzim Basha.

Në fakt, duhet theksuar se jam bashkëthemeluese e Rithemelimit me ty.
Çdo manipulim vote, të premtoj që do të reflektohet dhe dokumentohet në Departamentin e Shtetit Amerikan./Versus.al

 

Poll