Më datë 21 shkurt në orën 10:00 të paradites do të mbahet seanca për padinë e Ilir Metës i cili kërkon divorcin nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.
I pari që bëri publike krisjen e fortë mes çiftit të politikanëve ishte vetë Ilir Meta i cili nëpërmjet një interviste televizive të dhënë më 20 qershor të vitit të kaluar njoftoi se kishte kërkuar divorcin nga Monika Kryemadhi pas 26 vitesh martesë.
Kreu i partisë së Lirisë deklaroi se marrëdhënia mes tij dhe Kryemadhit kishte arritur në një pikë pa kthim për shkak të mosmarrëveshjeve të theksuara mes tyre. Të parit që ia kishte komunikuar vendimin për t’u divorcuar ishte djali i tij Besarti.
Ndarja vjen në një situatë të vështirë për të dy politikanët të cilët janë nën hetim për 3 vepra penale të fshehjes së pasurisë, pastrimit të parave dhe korrupsionit.
Ilir Meta mbahet i arrestuar që prej 21 tetorit të vitit 2024 kur iu vunë prangat në një operacion të pazakontë teksa hynte në Tiranë, ndërsa Kryemadhi po hetohet nën masën “detyrim paraqitje”. SPAK ka sekuestruar edhe një vilë të Kryemadhit, ndërsa gjykata hoqi sekuestron e vilës së nënës së saj Fatime Kryemadhi e cila po ashtu është nën hetim pasuror. Versus.al







