EKONOMI & MJEDIS /

3-mujori i dytë, ndërtimi dhe administrata publike me rritjen më të lartë të pagës

Shkruar nga Versus

3-mujori i dytë, ndërtimi dhe administrata publike me rritjen më

Sektori i ndërtimit, Administrata publike, tregtia dhe turizmi kishin rritjen më të lartë të pagave në tremujorin e dytë të vitit 2023 në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

Paga mesatare mujore bruto në u ngjit në 83,906 lekë 3-mujorin e tetë 2025, nga 75,114 lekë që ishte një vit më parë, duke reflektuar një rritje prej 11.7%.

Ndër sektorët me rritjen më të fortë ishte ndërtimi, ku paga mesatare bruto u rrit me 14.7%, duke arritur 68,472 lekë. Një dinamikë e ngjashme u shënua edhe në administratën publike dhe sigurimet shoqërore, ku paga mesatare u rrit me 16.9%, duke kaluar në 99,165 lekë. Kjo është rritja më e madhe mes të gjithë sektorëve, si në vlerë absolute ashtu edhe në përqindje.

Rritje të dukshme kanë pasur gjithashtu edhe tregtia, transporti dhe aktivitetet e akomodimit, me 12.1% më shumë, ndërsa në bujqësi dhe pylltari pagat u rritën me 10.6%. Sektori i informacionit dhe komunikacionit, i cili tradicionalisht ofron paga më të larta, shënoi një rritje më të moderuar prej 7.0%, duke u ngjitur në mbi 131 mijë lekë. Aktivitetet financiare dhe të sigurimit, të cilat kanë pagat më të larta në ekonomi, u rritën me vetëm 5.3%, duke arritur rreth 175 mijë lekë mesatarisht.

Ndërkohë, sektorë si industria dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme patën rritje më të kufizuara, përkatësisht 7.1% dhe 7.6%. Në fund, arti, argëtimi dhe aktivitetet e tjera shënuan një rritje prej 8.4%.

Por nëse e rritja e pagave nuk shoqërohet me produktivitet kjo rrezikon të rrisë çmimeve dhe efekti real i pagave të bjerë.

Një rritje reale e pagave afatgjatë varet më shumë produktiviteti se sa nga p[lanet e qeverisë dhe presionet e tregut të punës mbi zbinesin. Nëse produktiviteti i punës nuk përmirësohet përmes arsimit, teknologjisë, investimeve rritjet e pagave bëhën të paqëndrueshme dhe shkaktojnë inflacion.

Vitin e ardhshëm qeveria do të rrisë oagën nga 1 -janari dhe kjo krijon efekt kaskadë në të gjitha nivelet. Mirëpo përvoja ka treguar se rritja e pagave ka qenë më e vlefshme kur ne vend kanë hyrë investime të huaja ose ekonomia priret nga degët me vlerë të shtuar.

Në tremujorin e dytë katër aktivitete kryesore ekonomike, bujqësia, tregtia, transporti, hotelet, restorantet, industria dhe artet kishin paga më të ulëta se paga mesatare në tremujorin e dytë të vitit. Monitor.al

Poll