
Janë sekuestruar 5 tonë djathë Gouda dhe 944 kilogramë fileto pule nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit në Tiranë.

Kjo masë u mor për shkak të mungesës së kundra etiketes në gjuhën shqipe, që përbën shkelje të kërkesave ligjore për etiketimin dhe gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore.

Subjekti përgjegjës është gjobitur me masë administrative për veprime në kundërshtim me rregullat e etiketimit dhe gjurmueshmërisë, duke u përballur me pasoja ligjore të rëndësishme.
Vendimi i qeverisë: E premtja, pushim për administratën!
50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj

