EKONOMI & MJEDIS /

Bonus për 730.430 pensionistë / Rama: Nga e hëna nis shpërndarja. Ja sa përfitojnë

Bonusi do të jetë 10.000 lekë për pensionet bazë deri në 20.000 lekë, ndërsa pensionistët që marrin më shumë se 20.000 lekë pension mujor do të marrin bonusin 5.000 lekë të reja.  

Shkruar nga Versus

Bonus për 730.430 pensionistë / Rama: Nga e hëna nis

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga e hëna do të shpërndahet Bonusi i Pranverës për 730,430 pensionistë, brenda dhe jashtë vendit.

Bonusi do të jetë 10.000 lekë për pensionet bazë deri në 20.000 lekë, ndërsa pensionistët që marrin më shumë se 20.000 lekë pension mujor do të marrin bonusin 5.000 lekë të reja.  

Në një postim në rrjetet sociale, Rama sqaron se ky bonus do të jetë i disponueshëm pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe në bankat e nivelit të dytë, duke ofruar një mbështetje të rëndësishme për ata që përfitojnë nga ky program.

“Bonusi i Pranverës, nga e hëna për 730,430 pensionistë (brenda a jashtë vendit), pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë”, shkruan kryeministri.

Poll