Qeveria ka vendosur të emërojë drejtorin e ri të Tatimeve.
Ilir Binaj është emëruar në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Vendim për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n



Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik


Zjarr i fuqishëm në Izmir, autoritetet nisin evakuimin e banorëve

