EKONOMI & MJEDIS /

“Na nxorën offline se protestuam”/ Motorristët e Wolt në protestë, dalin sms kërcënuese të menaxherëve

Punonjësit denoncojnë presion dhe kërcënime nga menaxhmenti: kush merr pjesë në protestë, rrezikon vendin e punës

Shkruar nga Versus

“Na nxorën offline se protestuam”/ Motorristët e Wolt

Prej gati një jave, motorristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt kanë dalë në protestë në Tiranw, duke kërkuar rritje të pagesave dhe përmirësim të kushteve të punës.

Punonjësit shprehen se puna e tyre nuk pasqyrohet në pagesat që marrin, ndërsa sipas tyre mungojnë edhe garancitë minimale të punësimit. Ata pretendojnë se gjatë ditëve të fundit janë penalizuar nga aplikacioni i kompanisë, i cili i ka nxjerrë offline, duke u pamundësuar të punojnë.

Sipas motorristëve, ky veprim është përdorur si një formë presioni ndaj tyre për shkak të pjesëmarrjes në protesta. Madje, ata pretendojnë se kanë zbuluar edhe mesazhe nga menaxherja e deleguar e kompanisë, të cilat i cilësojnë si hakmarrëse ndaj protestuesve.

Në një prej mesazheve të shpërndara, menaxherja e WOLT paralajmëron se çdo punonjës që merr pjesë në protestë mund të konsiderohet automatikisht i pushuar nga puna.

“Na nxorën offline se protestuam”/ Motorristët e Wolt

Ajo gjithashtu thekson se mënyra e pagesës me përqindje dhe jo me rrogë bazë ka qenë e qartë që në fillim të bashkëpunimit dhe se kushdo që nuk është dakord mund të largohet nga puna.

Motorristët paralajmërojnë se protesta nuk do të ndalet derisa kërkesat e tyre për paga më të mira dhe kushte më të sigurta pune të merren parasysh

Poll