ZANAT /

Diola Dosti i thotë “Po” Erolld Belegut. Propozimi në ditëlindjen e 60‑të të sipërmarrësit milioner

Nutricionistja e famshme pranon fejesën si dhuratë e veçantë nga partneri i saj, në një moment që po çmend rrjetin

Shkruar nga Versus

Diola Dosti i thotë “Po” Erolld Belegut. Propozimi në

Diola Dosti, e njohur për stilin e saj të jetës dhe prezencën në publik, i ka thënë “Po” biznesmenit të njohur Erolld Belegu, pas një propozimi romantik që u bë pikërisht në ditëlindjen e tij të 60‑të të sipërmarrësit milioner, një dhuratë e veçantë për të dy dhe një moment që tashmë është bërë temë kryesore e rrjeteve sociale.

Lidhja e tyre, e komentuar prej kohësh në media dhe në portale lajmesh, ka tërhequr vëmendje jo vetëm për diferencën e moshës, Belegu është rreth 20 vjet më i madh se Diola, por edhe për mënyrën e veçantë sesi ata kanë ndërtuar romancën e tyre.

Sipas burimeve të ndryshme të shoëbizit, Diola dhe Erolldi u njohën për herë të parë në një koncert, ku vendosja pranë njëri‑tjetrit krijoi një lidhje të menjëhershme. Prej atij takimi, romanca e tyre u bë më serioze, duke kaluar nga momentet private në udhëtime luksi dhe evente publike së bashku, nga pushimet ekzotike e deri te festimet romantike në vende elegante.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Diola Dosti (@dioladostiofficial)

Propozimi i bërë në ditëlindjen e 60‑të të Erolldit u prit me duartrokitje nga ndjekësit e tyre dhe u interpretua si një akt i dashurisë së pjekur dhe i angazhimit të thellë mes tyre. 

Ditëlindja e tij u kthye kështu në një moment festimi të dyfishtë, jo vetëm për vitet e jetës, por edhe për një premtim të ri bashkëjetese, ndërsa Diola dhe Erolldi po vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar dhe të dashur të estradës shqiptare.

Poll