ZANAT /

"Më mbante me çelës, ika zbathur", aktorja shqiptare rrëfen kalvarin me ish-partnerin

Granita Radogoshi rikthehet pas një dekade heshtjeje: rrëfimi i dhimbshëm i aktores për dhunën dhe humbjet e mëdha. Pas viteve larg ekranit, aktorja e humorit tregon betejën personale dhe momentet më të vështira të jetës së saj

Shkruar nga Versus

"Më mbante me çelës, ika zbathur", aktorja shqiptare

Aktorja e humorit në Kosovë, Granita Radogoshi, e njohur për skeçet e saj të paharrueshme dhe bashkëpunimin me Qumilin, ka rikthyer vëmendjen e publikut pas më shumë se një dekade larg ekranit.

Në një intervistë ekskluzive për Privé, ajo ka thyer heshtjen dhe ka rrëfyer arsyet e largimit të saj nga skena, duke zbuluar një periudhë shumë të vështirë të jetës së saj personale.

Mes nostalgjisë për artin dhe dhimbjes për humbjen e nënës dhe motrës brenda një viti, Granita ka ndarë detaje të rënda për dhunën që ka përjetuar nga ish-partneri i saj. Sipas aktores, gjithçka nisi me një xhelozi të sëmurë që u përshkallëzua në izolim dhe kontroll total.

“Ka filluar me kontrollin e celularit dhe përgjimin. Ishte tmerr. Nuk jam rritur kështu; jam bërë dy herë artistike, familje e artit,” tregoi ajo.

Pas një viti bashkëjetese, situata u rëndua dhe Granita e përshkroi jetën e saj si një burg shtëpiak. “Ai më kontrollonte gjithçka: çantën, telefonin, daljet. Më mbante mbyllur, nuk më lejonte të ikja, madje edhe të ushqeja veten,” rrëfen aktorja.

Momenti më dramatik ishte arratisja e saj për të kërkuar ndihmë, teksa ish-partneri i kishte thyer mjetet e komunikimit për ta izoluar. “Mezi arrita të lajmëroja policinë. Dalja ime ishte zbathur. Ai më ndalonte të kontaktoja familjen. Kjo është sëmundje,” tha Granita.

Aktorja thekson se partneri i saj kishte rritur në një ambient ku kishte parë dhunë, gjë që sipas saj ndikuar në sjelljen e tij.

Përveç dramës personale, Granita foli edhe për pjesën profesionale, duke rikujtuar marrëdhënien e saj me Qumilin dhe rrugët që ndanë vite më parë.

Rikthimi i saj ka ngjallur nostalgji tek publiku shqiptar, i cili e ka mirëpritur sërish aktoren që dikur sillte humor dhe gëzim në kohë të vështira. Intervista e plotë ka hedhur dritë mbi misterin e zhdukjes së saj, duke zbuluar se pas heshtjes fshihej një betejë e vështirë për mbijetesë dhe dinjitet.

Poll