EKONOMI & MJEDIS /

Euro arrin nivelin më të ulët historik ndaj lekut, Banka e Shqipërisë ndërhyn për stabilizim

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha evropiane mbylli javën me 96.46 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë, ndërsa në tregun e lirë euro këmbehet edhe më lirë, rreth 95 lekë, dhe në disa banka të nivelit të dytë ka zbritur nën këtë prag psikologjik.

Shkruar nga Versus

Euro arrin nivelin më të ulët historik ndaj lekut, Banka e

Euro vazhdon të regjistrojë rënie edhe gjatë kësaj jave, duke arritur nivele historikisht të ulëta ndaj lekut.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha evropiane mbylli javën me 96.46 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë, ndërsa në tregun e lirë euro këmbehet edhe më lirë, rreth 95 lekë, dhe në disa banka të nivelit të dytë ka zbritur nën këtë prag psikologjik.

Agjentët e këmbimit valutor shpjegojnë se rënia lidhet kryesisht me ofertën e shtuar të valutës në treg, një fenomen tipik për këtë periudhë të vitit, i nxitur nga kthimi i emigrantëve për festat dhe flukset më të larta të euros në ekonomi.

Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, euro ka humbur vetëm rreth 2.1% të vlerës ndaj lekut, një rënie më e moderuar.

Stabilizimi i kursit këtë vit i atribuohet ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, e cila ka blerë rreth 800 milionë euro deri në fund të 9-mujorit të 2025 për të frenuar rënien e mëtejshme të euros. Pa këto ndërhyrje, sipas ekspertëve, kursi do të kishte rënë edhe më poshtë. Për vitin 2026, Banka Qendrore ka paralajmëruar rritjen e blerjeve të planifikuara të valutës për të forcuar rezervën valutore.

Një tjetër faktor që ka kontribuar në forcimin e lekut është politika fiskale shtrënguese e qeverisë, e shoqëruar me suficit buxhetor. Megjithatë, shpenzimet e pritshme në fund të dhjetorit mund të shkaktojnë një rritje të përkohshme të kursit të euros në ditët në vijim./Versus.al

Poll