Donald Trump u shpall dje fitues i presidencës së SHBA-ve duke ndikuar kështu edhe në aksionet në bursë. Me fitoren e tij, dollari pati një forcim në bursat ndërkombëtare, duke e reflektuar në këmbimin me monedhat e tjera.
Kështu, një dollar këmbëhet sot me 90.7 lekë, ndërsa shitet nga pika e këmbimit valutor me 91.9 lekë.
Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 104.7 lekë.
Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.2 lekë dhe do shitet me 118.4 lekë. Versus.al